Celebrities Gossip Showbiz

U eleminua mbrëmë nga “BBV2”, ja si ka reaguar Kiara kur mori vesh për jehonën e Luizit jashtë shtëpisë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën. Vetëm pak më parë e ftuar në “Fan Club BBV2”, Kiara ka treguar se si ka reaguar kur ka kuptuar se sa popullaritet dhe ndjeksa ka Luizi jashtë shtëpisë.

E dija që kishte krijuar popullaritet për shkak të dronave që kishin ardhur, por jo në këto përmasa. Nuk e dija që kishte pasur edhe një protestë për të. Ai e meriton plotësisht adhurimin dhe pëlqimin nga publiku.

Kiara ka treguar gjithashtu se si është zgjuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj ndryshe nga mëngjeset në shtëpinë e “BBV” me Luizin.

Mbrëmjen e djeshme banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2. Luizi e hapi zarfin gjatë spektaklit dhe u zbulua se data e  finales do të jetë 6 Maj. Gjithashtu Arbana u komunikoi se deri në fund do të ketë mjaft sfida për të rritur përsëri çmimin deri në 100 mijë euro, pasi momentalisht është 62 mijë euro. Një tjetër lajm ishte se finalistët do të marrin 10 mijë euro.