Lajmet e fundit

U komentua shumë për tekstin e këngës, por veshja e Trixa-s në klipin e ri ka kushtuar jo pak…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në ‘BBV’. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘BBV’, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Para pak kohësh u përfol për një bashkëpunim mes kengëtares dhe Dj Geek, projekt i cili u konfirmua nga të dy artistët. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe u publikua vetëm para pak ditësh.

Padyshim që teksti i këngës u komentua shumë pasi fjalët u komentuan si një dedikim për Donaldin, por nuk do të flasim për këtë. Veshja si ‘Catwoman’ në videoklip e Trixa-s padyshim që ra mjaft në sy dhe bukuroshja dukej shumë tërheqëse, por na lini të themi se nuk ka kushtuar pak…

Në një faqe në Instagram që tregon se sa kanë kushtuar veshjet e VIP-ave tanë, për kostumin e këngëtares ka zbuluar se ka bërë plot 1 mijë euro.

Shumë e përfolur për muzikën e saj, jetën personale por edhe look-un shumë të pëlqyer, Beatrix ia del të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ashtu siç ka qenë edhe me batutën e saj të famshme ‘Si i thuhet ‘bukur’ në shqip’? E teksa jo shumë të famshëm i kalojnë lapsuset e tyre me humor, Trixa ka bërë komplet të kundërtën dhe kjo nuk është hera e parë. Së fundmi me anë të një video në TikTok, bukuroshja ka ‘ironizuar’ vetë batutën e saj duke e improvizuar sërish.