Celebrities Gossip Showbiz

“Ma shumë se ti”, çfarë të presim nga kënga më e re e Trixa-s?

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në ‘BBV’. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘BBV’, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Para pak kohësh u përfol për një bashkëpunim mes kengëtares dhe Dj Geek, projekt i cili u konfirmua nga të dy artistët. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe Trixa na kishte lajmëruar se do të lançohej së shpejti.

Por duket se pritjes i erdhi fundi. Me anë të një postimi në Instastory, bukuroshja na tregoi se kënga është gati dhe se do të publikohet sonte në orën 18:00. Ky është bashkëpunimi i parë mes Trixa-s dhe Dj Geek. Nuk e dimë nëse kënga i dedikohet Donaldit apo është një ‘përgjigje’ për Borën, por le të kujtojmë se titulli i këngës duket si një “thumb” për këtë të fundit pas shakasë së 1 Prillit nga ana e prezantueses, gjë që këngëtarja po e kthen por me një projekt të vërtetë dhe jo thjesht si shaka.

Ditën e djeshme erdhi dhe reagimi i shumëpritur i Donaldit pas kaq shumë lajmeve që kanë qarkulluar për të në marrëdhënie me dy vajzat. Aktori u shpreh se nuk do që të flitet më për jetën e tij, megjithatë është penduar për portat që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë dhe po pret që ‘bora të shkrijë’.