Celebrities Gossip Showbiz

Trixa ‘ironizon’ veten me batutën e famshme!

Beatrix Ramosaj është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Shumë e përfolur për muzikën e saj, jetën personale por edhe look-un shumë të pëlqyer, Beatrix ia del të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ashtu siç ka qenë edhe me batutën e saj të famshme ‘Si i thuhet ‘bukur’ në shqip’? E teksa jo shumë të famshëm i kalojnë lapsuset e tyre me humor, Trixa ka bërë komplet të kundërtën dhe kjo nuk është hera e parë. Së fundmi me anë të një video në TikTok, bukuroshja ka ‘ironizuar’ vetë batutën e saj duke e improvizuar sërish.

@therealbeatrixramosaj

Qysh thuhet bukur n’shqip? 😂 LMFAO #bbvipal #qyshthuhetbukurshqip #fyp

♬ –

E teksa çdo veshje e saj pëlqehet shumë nga fansat, duket se ngjyra e kuqe në veshje, e veçanërisht në fustane ka marrë vëmendjen e Beatrix. Duket se ajo e pëlqen shumë këtë ngjyrë teksa shpeshherë e kemi parë të veshur me të, sa në shtëpinë e “BBV”, aq edhe jashtë saj. Shpeshherë e kemi parë Beatrix me fustan të kuq, të të gjitha modeleve.

Përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj para disa ditëve na bëjnë të dyshojmë për një bashkëpunim mes tyre.