Gossip

U kritikua për koleksionin e ri Barbie për Lojërat Olimpike, kompania e njohur ndeshet me polemika!

Së fundmi, kukulla më e njohur amerikane “Barbie” ka marrë kritika të shumta në mediat sociale për mos-shfaqjen e një Barbie aziatike në koleksionin e tyre kushtuar Lojërave Olimpike Tokio 2020. “Mattel”, kompania e lodrave që prodhon kukulla Barbie, bashkëpunoi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Tokio 2020 për të lançuar një linjë të re kukullash në shkurt 2020 të krijuar posaçërisht për Lojërat Olimpike.

Koleksioni përfshin pesë kukulla që pasqyrojnë pesë sportet e reja që i ishin shtuar programit olimpik këtë vit, bejsboll/softball, ngjitje sportive, karate, skateboarding dhe sërf. “Tokio 2020 është një event monumental që bashkon botën përmes sportit dhe frymëzon tifozët e të gjitha moshave,”-shkroi shefja e ekskluzivitetit të “Mattel”, Janet Hsu në një deklaratë për shtyp.

Koleksioni Mattel Tokyo 2020 nderon këto sporte dhe frymëzon një brez të ri përmes shpirtit olimpik dhe traditës së shquar atletike. Por, pavarësisht nga një përpjekje për të nxjerrë në pah gjithëpërfshirjen dhe inovacionin, shumë nxituan të vërenin mungesën e një Barbie aziatike gjatë promovimit të saj muajin e kaluar.

Njerëzit në platformat e mediave sociale, përfshirë Twitter dhe Instagram, shprehën zhgënjimin për përjashtimin e një kukulle aziatike, pavarësisht nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme. “Unë nuk do të blej kukulla Barbie për dy vajzat e mia. Asnjë përfaqësim”,-tha në Twitter Komisioneri i Qarkut Michigan Macomb, Mai Xiong, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara si refugjate në moshën tre-vjeçare.

Përdorues të shumtë gjithashtu pyetën se si “Mattel” mund të harrojë të përfshijë një Barbie dukshëm aziatike me Lojërat që mbahen në Tokio. Ndërkaq, së fundmi rikujtojmë se aktorja e shumëpërfolur për rolet e saj në “The Wolf of the Wall Street” dhe “Suicide Squad” tashmë do të vijë edhe në rolin e “Barbie”. Këtë e ka konfirmuar jo vetëm Margot Robbie por edhe studio e filmit “Warner Bross” që për këtë realizim do të bashkëpunojë me prodhuesit e lodrave “Mattel”.