Celebrities Design Gossip Showbiz

U larguan nga shtëpia e vjetër sepse mungonte ndriçimi, brenda rezidencës së re të Chrissy Teigen dhe John Legend!

John Legend dhe Chrissy Teigen shpesh kanë qenë të sinqertë për jetën e tyre së bashku dhe së fundmi kanë treguar rezidencën e tyre të re në Beverly Hills. Dyshja shitën një rezidencë me shtatë dhoma gjumi, tetë banjo, në pronësi të mëparshme të Rihanna-s, vitin e kaluar. Për kopertinën, çifti pozoi me tre nga fëmijët e tyre, Luna, Miles dhe Esti. I porsalinduri Wren, nuk është fotografuar. Kjo pronë u rinovua nga arkitekti dhe dizajneri i brendshëm Jake Arnold.

Arnold ka punuar për Katy Perryn, Rashida Jones dhe Aaron Paul dhe gjithashtu ka punuar më parë në studion e regjistrimit të Legend. Legend i tha AD-së se shtëpia e tyre e fundit ishte paksa “më e errët” dhe “e mbyllur” dhe se ai dhe Teigen ishin tërhequr nga prona e tyre e re për shkak të cilësisë së dritës së saj. “Ne donim të krijonim diçka magjike, veçanërisht për fëmijët,”-shpjegoi ai.