Celebrities Gossip Showbiz

U përfol se i dhanë fund lidhjes së tyre, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek shfaqen bashkë në publik!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Por, ashtu si duhet marrëdhënia mes tyre ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e në portale u përfol se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihet ‘Bosh’.

Gjithë këto ngritën dyshimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka megjithatë, mbrëmjen e djeshme në koncertin e artistes ishte pikërisht Dj Geek. Nuk dihet nëse janë ndarë dhe thjesht vazhdojnë bashkëpunimin si kolegë apo thjesht është një lajm jo i vërtetë. Jemi ende në pritje të një reagimi nga ana e dyshes.

Zënkat mes çiftit kanë ‘sjellë në jetë’ një projekt që ka prekur zemrat e të gjithëve dhe është pikërisht kënga ‘Një herë në jetë’. Këtë e ka zbuluar vetë artistja në një intervistë të dhënë së fundmi në Kosovë.