Celebrities Gossip Showbiz

U shoqërua nga mjekët gjysmë e zhveshur nga hoteli, reagon Britney Spears!

Së fundmi ylli i popit Britney Spears u përcoll nga hoteli Chateau Marmont në Los Anxhelos gjysmë e zhveshur dhe zbathur, e mbështjellë me një batanije dhe në një gjendje të dukshme të rënduar. Fillimisht u fol për një debat të fortë mes këngëtares dhe të dashurit të saj aktual Paul Soliz, që ndodhi në një nga dhomat e hotelit dhe rezultoi në një sherr ku këngëtarja ndrydhi këmbën.

Megjithatë, pak orë më vonë, Britney postoi një video në Instagram në të cilën tregon kyçin e fryrë të këmbës dhe thotë versionin e saj të ngjarjeve, duke fajësuar nënën e saj dhe duke mohuar lajmet e përhapura nga mediat.

Të dinë njerëzit: lajmi është i rremë!!! Do të doja që tani njerëzit të kuptojnë se unë po bëhem më e fortë çdo ditë. E vërteta ta shpif, kështu që a mund të më mësojë dikush se si të gënjej? Unë jam duke arritur fuqinë time më të lartë? shpresoj edhe ju!!! Dje ndrydha kyçin e këmbës dhe mjekët u shfaqën në mënyrë të paligjshme në dhomën time, por unë u ndjeva plotësisht e dhunuar.

Në videon e publikuar Britney thotë se ajo u rrëzua duke u përpjekur të kërcejë në dhomën e saj të hotelit dhe se mjekët e ndihmës së shpejtë hynë ilegalisht në dhomën e saj.

Në mbishkrim, Spears më pas fajësoi për gjithçka nënën e saj Lynne, duke e akuzuar 68-vjeçaren se ishte disi e përfshirë në këtë aferë. “E di që nëna ime ishte e përfshirë!!! Kam 6 muaj që nuk flas me të dhe ajo më ka telefonuar menjëherë pas ngjarjes, pa u përhapur lajmi!!!”-ka shkruar ylli i popit, e cila më pas ka përfunduar duke treguar foton e avokatit të saj prej shumë vitesh, Mathew Rosengart.

Dy vite e gjysmë pasi babai i Britney Spears hoqi dorë nga kujdestaria e saj, shumë të afërm me yllin e muzikës pop po pyesin nëse kjo ka qenë zgjedhja e duhur për të. Psikiatri i njohur Dr.Charles Sophy, i ftuar në TMZ Live, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për gjendjen e saj. Ai sugjeron se ka nevojë urgjente për ndërhyrje mjekësore dhe një forma të re të kujdestarisë.

Ndoshta personi i caktuar më parë si kujdestar nuk ishte zgjedhja më e mirë, por kujdestaria është vendosur për një arsye dhe duhet të rivlerësohet. Kur përballeni me një çështje të rëndë të shëndetit mendor, nevojiten një strukturë dhe mbikëqyrje të vazhdueshme dhe pa marrë parasysh, mjekimi është jetik.