Celebrities Gossip Showbiz

U shpall burri më seksi në botë, si e komenton Jennifer Aniston mikun e saj Paul Rudd?!

Pasi Paul Rudd u emërua mashkulli më seksi i vitit 2021 në botë nga People, Jennifer Aniston ndau një rikthim të dyshes nga filmi i tyre i vitit 1998 “The Object of My Affection”. Aktorja 52-vjeçare uroi aktorin, gjithashtu 52-vjeçar, me një postim në Instagram Stories të enjten më 11 nëntor.

Kjo më bën të lumtur. Ne e kemi ditur gjithmonë këtë, por Paul Rudd është zyrtarisht mashkulli më seksi!

Ajo ndau gjithashtu një rikthim të dyshes nga filmi i tyre i vitit 1998 “The Object of My Affection”.

Ti nuk plakesh, gjë që është e çuditshme. Por ne ende të duam.

Jennifer Aniston, Paul Rudd, The Object Of My Affection, Instagram Story

Ky nuk ishte filmi i vetëm në të cilin aktorët luajtën së bashku. Aniston dhe Rudd luajtën gjithashtu në komedinë “Wanderlust” të 2012-ës.

Siç mund ta kujtojnë fansat, ai u shfaq në dy sezonet e fundit të shfaqjes së saj “Friends” dhe luajti Mike Hannigan, i cili ishte bashkëshorti i personazhit të Lisa Kudrow, Phoebe Buffay. Ndërkohë edhe Josh Gad shkroi në Twitter lidhur me Paul.

Nëse më duhej të humbisja me dikë, jam i lumtur që ai është Paul.

Kujtojmë, se Rudd luan në filmin e Sony, “Ghostbusters: Afterlife”, i cili pritet të dalë në kinema më vonë këtë muaj. Ai gjithashtu luajti në “Role Models”, në të cilin ai bashkëshkroi skenarin, si dhe luajti një rol si Mike Hannigan në serialin ikonik “Friends”.