Gossip Showbiz

U tërhoq nga kujdestaria, por babai i Britney Spears ka disa gjëra për të thënë!

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop pas plot 13 vitesh. Avokati i Britney e cilësoi këtë si një fitore të madhe. Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, teksa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë nën kontroll jetën e saj.

Edhe pse ai argumentoi se nuk kishte arsye reale për pezullimin ose heqjen e tij nga kujdestaria e së bijës, Jamie Spears pranoi në gjykatë se do të tërhiqej. Në dokumentin e paraqitur në gjykate thuhej se:

Pra, edhe pse ai duhet ta kundërshtojë këtë peticion të pajustifikuar për largimin e tij, Z.Spears synon të punojë me gjykatën dhe avokatin e ri të vajzës së tij për t’u përgatitur për një kalim të rregullt në një kujdestar të ri.

Jamie Spears ka kontrolluar të gjitha çështjet e vajzës së tij që kur ajo pati probleme të shëndetit mendor në vitin 2008. Megjithatë, Britney i tha gjykatës në qershor se babai i saj donte ta kontrollonte atë, duke dhënë detaje sesi ajo ishte droguar, detyruar të merrte kontraceptivë për të mos bërë fëmijë të tjerë dhe ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, sipas marrëveshjes së kujdestarisë.

Avokati i këngëtares, Mathew Rosengart, argumentoi se jo vetëm që Britney kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur që babai i saj të largohej nga pozicioni dhe madje të arrestohej për abuzim me pozicionin e kujdestarit -por edhe se mjekët e Britney-t, e ëma Lynne Spears dhe kujdestarja personale Jodi Montgomery, treguan mbështetje për largimin e Jamies. Rosengart tha se:

Ne jemi të kënaqur që z.Spears dhe avokati i tij kanë pranuar sot se ai duhet të hiqet. Kjo është një fitore e madhe për Britney Spears dhe një hap tjetër drejt drejtësisë.

Ndërkaq, Jamie iu referua edhe nënës së Britney-t, Lynne, duke thënë se çdo deklaratë që ajo bëri në emër të vajzës së tyre duhet të vihet në pikëpyetje bazuar në sa pak përfshirje ka pasur ajo në jetën e Britney-t gjatë 13 viteve të fundit.

Ai gjithashtu pohoi se nëse publiku do t’i dinte të gjitha detajet e jetës së Britney-t, të gjitha problemet e varësisë dhe të shëndetit mendor me të cilat ajo ka luftuar dhe të gjitha sfidat e tij si kujdestar, ata do ta lavdëronin atë në vend që ta fyenin.