Celebrities Gossip Showbiz

U tha se mes tyre nuk ka mbetur më miqësi, por A-Rod dhe J.Lo i bashkon diçka bashkë…

Së fundmi, Alex Rodriguez dhe diva e muzikës pop, Jennifer Lopez në bashkëpunim me markën “Hims & Hers” kanë prezantuar një linjë kozmetike për burra. Edhe pse dyshja i dha fund lidhjes së tyre 3-vjecare, ata kanë vendosur të mos heqin dorë nga biznesi i tyre i përbashkët.

Përmes rrjetit të tij social Instagram, 45-vjeçari postoi foto duke pozuar me produktin dhe tregoi se ndihmon për të fshehur papërsosmëritë e fytyrës nga shenjat e rruajtjes apo rrathët e errët.

Doja të krijoja një produkt që do të zgjidhte problemin me të cilin përballesha çdo ditë. E kuptova ndërsa ‘kërceja’ nga takimi në takim, më duhej diçka e shpejtë dhe e thjeshtë në rutinën time për të mbuluar njollat ​​dhe plagët e rruajtjes.

Rikujtojmë, se aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.

Çifti u fejua në vitin 2002, por në 2004 i dhanë fund romancës së tyre.  Burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.

Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Nga ana tjetër një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.