Bota

Udhëtimi i fundit i jetës së tyre! Pak pasi u zbulua autopsia për blogeren amerikane, gjendet i pajetë edhe i fejuari i saj!

Së fundmi, u konfirmua se trupi i vrarë i gjetur në Pyllin Kombëtar Bridger-Teton i përkiste blogeres amerikane 22-vjeçare, Gabby Petito-s. Sipas një deklarate të FBI-së në Denver, trupi i saj u zhduk ndërsa ishte në një udhëtim duke eksploruar parqet kombëtare me të fejuarin e saj, Brian Laundrie.

Ndërkaq, autopsia doli dhe Gabby Petito u tha se kishte ndërruar jetë nga mbytja. Rezultati i autopsisë për 22-vjeçaren, u publikua nga mjeku ligjor, Brent Blue. Në një deklaratë zyrtare, mjeku tha se trupi i Petito-s u gjet në një kamp me shenja të mbytjes, por nuk dha specifika të tjera.

Ndërsa sa i përket të fejuarit të saj ende nuk dihej gjë, por së fundmi është bërë e ditur se i fejuari i blogeres amerikane, Brian Laundrie është gjetur i pajetë. Eshtrat e gjetura në një park në Florida janë konfirmuar nga FBI se i përkasin Laundrie-t. Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë moment të vështirë për ta.

Laundrie, u kthye në Florida muajin e kaluar nga një udhëtim i përbashkët pa partneren e tij. Trupi i saj u gjet më vonë në Wyoming, ku çifti kishte qenë duke udhëtuar. Zyrtarët thanë se mbetjet e Brian ishin zbuluar në një pjesë të parkut që deri vonë kishte qenë nën ujë. Gjatë kontrollit u gjetën edhe sende të tjera, duke përfshirë një çantë shpine dhe një fletore që i përkisnin atij.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp, Sherifi i Qarkut Lee Carmine Marceno vlerësoi zyrtarët për punën në “kushte të pabesa” në park. Ai e përshkroi vendin si të mbushur me gjarpërinj dhe krokodila.