Celebrities Live From Tirana Showbiz

“Unë këtë e bëra kastile”/Klodian Murati sqaron në TAR të vërtetën e shprehjes së tij virale!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio instruktori i jogës dhe njëkohësisht fenomeni i momentit i rrjeteve sociale, Klodian Murati. Së fundmi Klodiani ishte i ftuar në një emision e ndërsa praktikonte një ushtrim të jogës u rrëzua dhe pas rrëzimit pohoi se “unë këtë e bëra kastile”. Vërtetë ra kastile Klodiani?

Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thash që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pash videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu. 

Sa shpëtimtare ka qenë për Klodin joga?

Joga për mua ka qenë një rigjenerim dhe një transformim i Klodit. Nëse do pyesnit familjarët apo ata që më njohin në fëmijërinë time në Lushnje se kush është apo kush ka qenë Klodi thojnë ‘ububu tmerr’, duhet të isha një luan i egër gjithë kohës për të mbrojtur motrat e mia dhe kur e mendoj sot them çfarë budallallëku. Fytyra ime e egër në atë kohë la një njollë tek familjarët e mi. Njerëzve i ngeli kjo figura ime e asaj kohe dhe kur u ktheva në Shqipëri motrat kishin fshehur fundet në dollap. I pash me pantallona dhe iu thash ‘vishni ndonjë gjë të shkurtër’. Ato mendonin se po i provokoja. Sot e shikoj jetën në 360 gradë.

Momentet më të ndriçuara të jogës në raport me njerëzit?

Unë mendoj në të gjithë njerëzit që më ndjekin prej vitesh janë disa që në atë çka unë kam dhënë tek ata është kthyer në shumë jo vetëm tek shëndeti mendor dhe fizik por në përgjigjësi te familja dhe shoqëria e tyre. I kam ndryshuar jetën jo vetëm këtyre njerëzve por të gjithë njerëzve përreth tyre. Ajo që më jep një kënaqësi të pafundme është pjesëmarrja e meshkujve në joga. Femra e ka natyrën e kuriozitetit ndërsa meshkujt shqiptar e kanë për turp të ngrejnë këmbët përpjetë. Pas pandemisë, joga ka qenë shpëtimtar i këtij virusi sepse pjesa më e madhe e patën problemin te mushkëritë. Janë nisur nga problemi shëndetësor dhe nuk i janë ndarë më kësaj gjëje. Kur ti ndryshon një mashkull ke ndryshuar një shoqëri të tërë.