Celebrities Gossip Showbiz

“Unë nuk luaj me zemrën time…”, Keisi flet për largimin nga Kristi!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorët. E pyetur nga Arbana se çfarë ndodhi me marrëdhënien e tyre, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.

Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brother-i. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullën time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.

Këtë javë në nominim kanë qenë dy dyshet Kiara me Oltën dhe Kristi me Qetsorin, për shkak të zgjedhjes së Nitës me mundësinë që i dha Vëllai i Madh me Kutinë e Pandorës. Mes tyre publiku ka vendosur që banorët që do të dalin në televotim ‘kokë më kokë’ janë Olta dhe Kiara, ku njëra prej tyre do të eleminonet të shtunën.