Celebrities Gossip Showbiz

“Uroj që Jori…”, Dea Mishel ka disa pakënaqësi ndaj ish-banores së “BBV2”!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Së fundmi fansat e Jori Dellit dhe Dea Mishel kanë hapur një ‘fanpage’ për të dyja vajzat, ku kanë bashkuar emrat e tyre dhe kanë postuar momentet që ato kanë kaluar së bashku. Këtë Dea e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë për Jorin.

Faleminderit që na bëni bashkë dhe kur jemi larg. Uroj që Jori të mos më ketë harruar në jetën e saj të re.

Të gjithë e dinë se raportet mes Luizit dhe Dea Mishel nuk kanë qenë asnjëherë të mira brenda shtëpisë së “BBV2” madje dhe konsideroheshin edhe kundër njëri-tjetrit. Ama të gjithë janë shumë kuriozë të dinë se si vazhdojnë raportet mes tyre pas mbarimit të “BBV2” dhe tani që janë qetësuar të gjithë. Mesa duket të dy ish-banorët i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe tashmë kanë miqësi me njëri-tjetrin, pasi së fundmi Dea dhe Luizi janë parë në një makinë, ku ky i fundit ishte shoferi.