Celebrities Showbiz

Vajza e Robert De Niros zbulon shkakun e vdekjes së djalit të saj 20-vjeçar!

Robert De Niro humbi tragjikisht nipin 20-vjeçar, Leandro De Niro Rodriguez. Së fundmi aktori ka reaguar me anë të një deklarate të publikuar nga Los Angeles Times duke shprehur këto fjalë:

Jam i pikëlluar për vdekjen e nipit tim të dashur Leo. I vlerësojmë shumë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre. Ne po kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për Leon.

Vajza e fituesit të çmimit Oscar, Drena njoftoi në Instagram se djali i saj vdiq nga droga që dikush i shiti, e cila përmbante fentanil. Ajo shkroi se:

Dikush i ka shitur pilula me fentanil, pilula që e dinin se ishin drogë, por gjithsesi ia shitën. Për të gjithë këta njerëz që ende ankohen për shitjen dhe blerjen e këtyre llojeve të drogës, djali im është zhdukur përgjithmonë.

Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott.