Lifestyle Love & Sex

Vajza, nëse ju hidhni hapin e parë…/Studimi i fundit për seksin duhet lexuar patjetër!

Në shumicën e rasteve janë meshkujt ata që bëjnë lëvizjen e parë dhe prekin në mënyrë seksuale partneren e tyre por gjërat kanë ndryshuar. Gratë kanë filluar të mos kenë komplekse dhe t’ia bëjnë të ditur partnerit të tyre se janë gati për të shkuar në dhomën e gjumit. Çuditërisht, ka pasur studime që kanë sugjeruar se kur gratë janë ato që marrin iniciativën, çiftet priren të bëjnë seks edhe më shumë.

Studiuesit nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) anketuan rreth 92 çifte që ishin midis moshës 19 dhe 30 vjeç. Ata ishin me njëri-tjetrin duke filluar nga një periudhë prej një muaji deri në nëntë vjet. Këto çifte bënin seks dy deri në tre herë në javë. Pas hulumtimit, u zbulua se gratë që morën iniciativën për të bërë seks, përfunduan duke bërë seks me partnerët e tyre më shumë, në krahasim me ato që prisnin që partneri të shprehte dëshirën i pari.

Gratë ka të ngjarë të bëjnë një lëvizje ndaj partnerit të tyre nëse janë të tërhequra prej tij. Kishte një gjetje tjetër interesante se gratë që janë më të prirura për marrëdhënie rastësore kanë më shumë gjasa të iniciojnë seks me partnerin e tyre. Ata kanë një perspektivë më të qartë për të bërë seks, sepse e dinë se pavarësisht nga çdo rrethanë, ato do të bëjnë atë që duan.

Ndërsa, gratë në marrëdhënie të përkushtuara mund të shmangin seksin për shkak të grindjeve të papritura ose boshllëqeve të komunikimit në marrëdhënie. Gratë në marrëdhënie rastësore kanë më shumë liri për të filluar të parat lojërat e paraseksit. Pse meshkujve u pëlqen veçanërisht kur gratë bëjnë një lëvizje?

Kur gratë bëjnë një lëvizje, kjo i bën meshkujt të ndiejnë se janë të dëshiruar. Pavarësisht nëse janë apo jo dominues, meshkujve u pëlqen të shohin gruan e tyre të marrë iniciativën e parë gjatë seksit. Burrat gjithashtu duan të komplimentohen herë pas here nga gratë.

Të gjithëve u ka ndodhur të paktën një herë të pyesin veten se sa shpesh është e nevojshme të kryeni marrëdhënie seksuale në një marrëdhënie që mund të përkufizohet si e shëndetshme apo normale. Shkenca e ka bërë tashmë këtë pyetje, duke u përpjekur të japë një përgjigje.