Auto & Moto Bota Tech Travel

Vendet ku mund të aplikohet fluturimi me avionë elektrikë dhe të mirat që do të sillte!

Industria e aviacionit çliron më shumë se 900 milionë ton CO2 (dioksidin e kardonit) çdo vit, rreth 3% e të gjitha emetimeve të karbonit të shkaktuara nga njeriu përmes aktiviteteve të tij. Dhe ndikimi negativ në planet pritet të rritet me rritjen e numrit të pasagjerëve, si rezultat edhe numrit të udhëtimeve.

Një nga rrugët që po eksplorohet për të ulur gazrat serë është krijimi i aeroplanëve elektrikë. Në këtë drejtim, vlerësohet se elektrifikimi i avionëve që do të përdoreshin për udhëtime mund të jetë ende shumë larg, por vitet e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm në udhëtimet me distanca të shkurtra.

Pothuajse gjysma e të gjitha fluturimeve komerciale raportohet se janë nën 800 kilometra që do të thotë se ka shumë potencial për të reduktuar CO2 në këto udhëtime të shkurtra. Disa avionë madje tashmë në zhvillim janë të aftë të bëjnë një futurim për rreth 90 minuta me një karikim të vetëm. Dhe këto shifra pritet të përmirësohen pasi teknologjia për këto automjete me emetim zero bëhet më e mirë.

Disa vende tashmë po e ndjekin këtë përparim dhe po investojnë në teknologjinë për të bërë të mundur udhëtimet me avionë elektrikë. Norvegjia është një vend i tillë, pasi ka premtuar në vitin 2018 se do t’i bëjë të gjitha fluturimet me distanca të shkurtra nga aeroportet e saj, elektrike deri në vitin 2040.

Suedia dhe Danimarka kanë njoftuar gjithashtu plane për t’i bërë të gjitha fluturimet e brendshme pa lëndë djegëse deri në vitin 2030. Zgjidhjet për arritjen e këtyre objektivave përfshijnë aeroplanë hibridë, motorë hidrogjeni që përdorin karburant të prodhuar nga energjitë e rinovueshme dhe aeroplanë elektrikë.

Gjithashtu Mbretëria e Bashkuar duket si një zgjedhje e qartë për elektrifikimin e avionëve për fluturime në distanca të shkurtra. Për shembull, udhëtimi nga aeroporti Heathrow i Londrës në Aberdeen është udhëtimi më i gjatë i brendshëm në 1 orë e 15 minuta, që është brenda kapaciteteve të aeroplanit tashmë në zhvillim. Edhe disa fluturime ndërkombëtare nga Britania e Madhe kanë potencialin të bëhen me avionë elektrikë në të ardhmen e afërt me Amsterdamin dhe Parisin rreth një orë nga aeroporti më i madh i vendit.

Rikujtojmë se, makina e parë fluturuese hibride elektrike është kineze dhe deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me ngritje dhe zbritje vertikale që quhen eVTOL, shumë të ngjashëm me dronët se sa me automjetet. Xpeng X2 është një makinë fluturuese e plotë, me dy vende dhe lëviz me të njëjtën lehtësi si në tokë ashtu edhe në ajër.