Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Vera e kuqe dhe shtatëzënia, do të habiteni kur të zbuloni se çfarë pohon studimi i fundit!

Ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se vera e kuqe kur konsumohet në sasi modeste mund të sjell efekte pozitive në shëndetin tonë. Vera e kuqe zvogëlon nivelet e kolsterolit, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në memorie. Por, përveç këtyre, tani një studim i ri bën të ditur se vera e kuqe përmirëson edhe pjellorinë te gratë.

Hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, Missouri, kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë të paktën një gotë verë në javë kanë mundësi më të mira të mbesin shtatzënë sesa ato të cilat nuk konsumojnë. Kjo mund të jetë për shkak të prezencës së resveratrolit, antioksidant i cili gjendet në rrushin e kuq dhe që njëkohësisht vepron si përbërës i fuqishëm për anti-plkaje.

Autorët e këtij studimi kanë anketuar 135 gra të moshave mes 18 dhe 44 vjeçe, duke u kërkuar atyre të mbajnë shënime se sa alkool konsumojnë çdo muaj. Gjatë së njëjtës periudhë, gratë u ishin nënshtruar skanimeve të rregullta të ultrazërit për të parë sa vezë të shëndetshme kishin pasur. Gratë të cilat kishin konsumuar pesë gota verë përgjatë një muaji kishin pasur tendenca të kenë më shumë vezë të shëndetshme, pavarësisht faktorëve të tjerë si mosha dhe të ardhurat.

Megjithatë është e rëndësishme që këto zbulime të trajtohen me kujdes, sepse për këtë konstatim janë studiuar vetëm pak njerëz. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të vonojë zhvillimin e trurit të foshnjës, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë së tyre, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk kishin konsumuar as 1% alkool.