Celebrities Gossip Showbiz

Vera po vjen ama po vijnë edhe surpriza nga Semi Jaupaj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Semi ka publikuar projektin e fundit muzikor, i cili titullohet “Si Unë” e duket se këngëtarja do të rikthehet fuqishëm këtë herë. Ditën e sotme Semi ka kujtuar se shumë shpejt po afrohet vera dhe për këtë të gjithë janë mjaft entuziastë, por Semi na ka treguar se me verën po vijnë edhe shumë surpriza të tjera, duke na treguar pak nga projekti i saj.

Bashkë me verën dhe me këngë të reja. Mezi po pres t’i dëgjoni.

se nuk ma nin mo, nuk ma nuk ma nin

Ka disa kohë që Semi është shprehur se i mungonin flokët e saj të gjata dhe se ndihej e penduar që bëri ndyshimin në ‘look-un’ e saj, duke i prerë ato të shkurtra. E duket se bukuroshja ka vazhduar të ketë po të njëjtat mendime e së fundmi me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se ka rikthyer flokët e saj të gjata dhe duket shumë e lumtur.