Celebrities Film & Tv Showbiz

Vesa Smolica flet pas daljes: “Heidi xheloze, nuk e do brenda shtëpisë një vajzë që është afër Romeos…”

Vesa Smolica ishte banorja e cila u eliminua këtë të shtunë nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, si më pak e votuara e publikut. Vesa ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” për të na folur më shumë për eksperiencën e saj dhe jo vetëm…

Si u ndje Vesa që u largua nga shtëpia pikërisht nga një nominim i Heidit? A mendon se ishte e mirëmenduar për të goditur Romeon?

Heidi nuk e do brenda shtëpisë një vajzë që është afër Romeos. Filloi xhelozitë. Edhe pse e kamuflon shumë mirë. Unë kam pasur një koment anonim nga banorët që thonin se ‘Vesa mezi po pret ndarjet mes tyre për t’i shprehur ndjenjat Romeos’, që ka pas që nga fillimi. Kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se e ka bërë Heidi. Unë jam ajo që i ka thënë Heidit që nuk je lojtare, po e përdorin Romeon për të sulmuar ty.

Si t’u duk ky nominim?

Ishte një nominim shumë i fortë gocash. Ajo shtëpi është e gocave duhet ta theksojmë këtë, më në fund doli një gocë dhe nuk kishte biletë kthimi. U mërzita se si dola pa bërë një sqarim me Romeon, por e respektoj vendimin e publikut dhe i përulem atij.

Çfarë sqarimi duhet t’i jepje Romeos?

Kishin dalë disa video ku flisja për Roemon me Erjolën, tepër e nervozuar. Në atë rast Romeo sillej duke kënduar vetëm një fjalë nëpër sallon dhe po i thoja ‘mos e bëj këtë se do ta përdorin’. Ai nuk më dëgjoi. Prandaj u ula e fola me Erjolën tepër nervoze. Por nuk kam folur pas krahëve për të.