Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm Dafina mund t’i bëjë të dashurit një dhuratë kaq të veçantë për ditëlindje!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it tonë. Padiskutim që postimet e tyre në Instagram ku shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin janë shumë romantike dhe ndjekësit i pëlqejnë shumë.

E nëse njëri nga partnerët ka ditëlindjen? Pritet që dhurata më e bukur të vijë nga njeriu i zemrës. Pak më parë Dj Geek, teksa është shumë pranë ditëlindjes së tij, ka marrë një surprizë shumë të veçantë nga Dafi dhe këtë e ka publikuar në Instastory, teksa duket shumë i emocionuar shoqëruar me fjalët:

Të dua zemër 

Dhurata e Dafinës është një “scooter” dhe ajo ka treguar të dashurin e saj teksa lëviz nëpër shtëpi si një fëmijë me të dhe këngëtarja me humor shton:

Shpresoj të mos pendohem për këtë…

Epo, vetë e kërkove Dafi!

Rikujtojmë se Dafina nuk duket të ketë të ndalur me këngë të reja dhe bashkëpunime. Vetëm pak më parë ajo ka lajmëruar se ka gati këngën në bashkëpunim me Arilena Arën, teksa ka zbuluar se do të vijë në bashkëpunim me reperat Buta dhe Lumi B për albumin e saj më të ri “Dafinë Moj”.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Lyrical Son. “Llafe llafe” u prit mjaft mirë nga fansat e dyshes duke numëruar mbi 5 milion klikime vetëm dy javë pas lançimit.