Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm Era Istrefi mund ta festojë ditëlindjen dhe kur nuk e ka…

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

E teksa artistja është rikthyer jo vetëm me surpriza të reja, por edhe me koncerte e dalje publike që prej kohësh i kishte munguar publike. Tanimë Era është tepër aktive dhe në rrjete sociale ku na tregon dhe ‘look-un’ e saj tepër të veçantë nëpërmjet postimeve, por edhe duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Si ka bërë dhe pak orë më parë, ku teksa duket se ndodhet gjatë një feste me miqtë e saj, këngëtarja fryn qirinjtë e një torte dhe një prej tyre e ka postuar duke ‘i uruar ditëlindjen’. Këtë video e ka ripostuar vetë Era, e cila krahas ka shkruar: “Dhe as që nuk është ditëlindja ime”.

Pas rikthimit të Erës të gjithë po presim me padurim edhe projektet e reja që ajo do të publikojë. Vetëm para pak ditësh bukuroshja na ka zbuluar se po punon në studio për të sjellë surpriza për dashamirësit e muzikës së saj e teksa së fundmi me anë të një postimi në Instagram na ka treguar look-un për videoklipin e këngës së re, që pritet të publikohet së shpejti. 

Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas suksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.

Nga ana tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 25 milion klikime në platformën YouTube.