Celebrities Gossip Music Showbiz

Era Istrefi na prezanton me ‘look-un’ e saj unik në videoklipin e këngës që do të publikohet së shpejti!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Pas rikthimit të Erës të gjithë po presim me padurim edhe projektet e reja që ajo do të lançojë. Vetëm para pak ditësh bukuroshja na ka zbuluar se po punon në studio për të sjellë surpriza për dashamirësit e muzikës së saj e ndërsa ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram na ka treguar look-un për videoklipin e këngës së re, që pritet të publikohet së shpejti. Mund të themi Era njihet për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë që pëlqehet shumë nga ndjekësit.

Gjithmonë Era ka postuar foto provokuese në rrjetet e saj sociale, ku e tillë ka qenë edhe kjo e fundit, ku bukuroshja ka publikuar një foto nga shtrati e veshur me peshqir, ku dhe ka vendosur dorën në zonën intime.

Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas suksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.