Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm veshja e Dafinës në një koncert kushton…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

E koncertet për këngëtaren padyshim që janë të shumta dhe ndjekësit që e dëgjojnë dhe e duan atë po ashtu. Së fundmi, teksa bukuroshja ka mbajtur një të tillë në Tiranë është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtër të kuq që për hir të së vërtetës dukej shumë provokuese. Por, jeni kuriozë të dini se sa ka kushtuar kjo veshje e një koncerti bashkë me aksesorët?

Vetë Dafi ka shpërndarë një foto nga faqja zyrtare e shqip.closet në Instagram ku ka treguar se ka kushtuar plot 1,717.99 euro.

Dafi sapo ka lançuar bashkëpunimin me Muma-n, që padyshim po dëgjohet ngado dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.

Këngëtarja na ka treguar për të hitet nuk ka asgjë dhe ka përgatitur për ne surprizën e radhës. Teksa ka postuar disa foto ku mund të themi me plot gojë se na i ka bërë ‘sytë zemra’, bukuroshja na ka lajmëruar bashkëpunimin me reperin Elinel, por pa zbuluar ende një datë publikimi.