Celebrities Gossip Showbiz

Victoria Beckham zbulon vendin sekret ku takohej me David Beckham!

Victoria Beckham ka zbuluar vendin sekret ku ajo dhe David takoheshin në fillimet e lidhjes së tyre në mënyrë që askush të mos e merrte vesh. Dokumentari i “Netflix” do të zbulojë më shumë për jetën e ish-futbollistit profesionist, David Beckham dhe stilistes, njëherësh këngëtarja e “Spice Girl”, Victoria Beckham, i cili ende pa filluar, ka tërhequr vëmendjen.

Traileri për serialin me katër episode të Netflix, u publikua ditën e djeshme dhe zbulon se do të jetë shumë më tepër sesa thjesht karriera futbollistike e Davidit, por gjithashtu do të hyjë edhe në jetën e tij personale, duke përfshirë historinë e marrëdhënies së tij me Victoria.

Në njoftimin për shtyp të Netflix për dokumentarin me seri, thuhet se “BECKHAM” do t’u japë fansave një pasqyrë që nuk është parë më parë, se kush është në të vërtetë Beckham, përfshirë familjen, miqtë, shokët e skuadrës si edhe zakonet e tij të blerjeve dhe pastrimit”.

“Rezultati është një vështrim i paprecedentë i një ikone, që pavarësisht se ka kaluar gati 30 vjet në sytë e publikut, akoma mund t’ju befasojë”, thuhet në trailerin e publikuar.

Ajo çfarë mund t’ju habisë shumë kur ta dëgjoni është vendi se ku ylli i “Spice Girls” takohej me futbollistin në fillimet e lidhjes së tyre. Teksa kujton kohën kur nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin, Victoria ka thënë se menaxheri i saj i kërkonte që të bënte të pamundurën që ta mbante të fshehtë këtë lidhje.

“Kështu që, ne takoheshim nëpër parkingjet e makinave dhe më thënë të drejtën nuk është aq keq sa duket”, ka thënë Victoria. “Klasike”, shton David.

Victoria dhe David u takuan për herë të parë në 1997 në një ndeshje futbolli bamirësie.