Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Fashion

“Victoria’s Secret” ‘rrëzon’ ëngjëjt e saj për këtë arsye!

“Victoria’s Secret” është një nga kompanitë më të suksesshme të modës, veshjeve dhe stilit. Ajo gjithnjë na surprizon me risitë që sjell gjatë sfilatave dhe të njejtën gjë, bëri edhe këtë herë.

Duket se marka prestigjioze ka vendosur të ndjekë një tjetër linjë, teksa zëvëndëson disa nga ‘ëngjëjt’ e saj me figura televizive. Priyanka, e cila është bashkuar së fundmi te “Victoria’s Secret”, është një aktore indiane 38-vjeçare, e martuar me këngëtarin Nick Jonas.

Një tjetër ‘ëngjëll’ i shtuar kompanisë, është avokatja Megan, 35 vjeçarja pjesë e komunitetit LGBT.

Mediat e huaja raportojnë se këto dy figura të shtuara së fundmi, nuk do të pozojnë me të brendshme, por do të përfaqësojnë kompaninë në momente marketingu dhe në podcast-e. Priyanka dhe Megan do t’i bashkohen modeles sudano-australiane Adut Akech, modeles transgjinore braziliane Valentina Sampaio dhe gazetares Amanda de Cadenet. Thuhet se do të ketë një podcast me 10 episode ku gratë do të tregtojnë historitë e tyre.

Ndërkohë, kujtojmë se më së shumti marka është përfaqësuar nga supermodele me një tjetër profil dhe emër në fushën e modës. I pyetur nëse kompania do t’i rikthente këto supermodele në një moment të dytë, drejtori ekzekutiv i markës, Martin Waters, u shpreh si më poshtë.

Për momentin, nuk e shoh të rëndësishme nga ana kulturore.

Waters, i cili u caktua drejtor ekzekutiv në shkurt, u shpreh se marka duhet të ndalojë së bëri gjërat që duan meshkujt, por të bëjë ato që femrat duan. Ai gjithashtu shtoi se duhej të bëhej një ndryshim prej kohësh, por thjesht nuk ka qenë kontrolli dhe rregulli i duhur për t’u bërë diçka e tillë.

Ish-shefja ekzekutive, Cynthia Fedus-Fields shtoi se ndoshta tani ishte koha që ‘ëngjëjt’ të largoheshin, por të gjehej një mënyrë që klientët e përhershëm të qëndronin ende.

Duket se kjo është mënyra e “Victoria’s Secret” të rikuperojë dëmin e bërë falë pandemisë. Të shumta janë kompanitë e ndryshme, shqiptare dhe të huaja, të cilat po ndjekin strategji të reja për të rimarrë gjendjen e dikurshme të markave të tyre.