Celebrities Showbiz

VIP-at braktisën Tiranën gjatë fundjavës, ja ku gjendeshin ata…

Tashmë që ora policore është shtyrë deri në 20:00 duket se të gjithë kemi pak më shumë liri nga çfarë ishim mësuar që kur u goditëm nga pandemia e COVID-19. Jemi në pritje të hapjes zyrtare të sezonit të verës dhe ditët e ngrohta sapo kanë filluar.

Duket se disa nga personazhet e famshëm shqiptarë nuk kanë duruar dhe menjëherë i kanë shfrytëzuar ditët e bukura të fundjavës për të qënë më pranë detit. Nëse hidhni një sy nga Instagram-i i tyre do të vëreni se një pjesë e mirë kanë shkuar në plazh duke braktisur kryeqytetin ditën e Shtunë dhe të Dielë.

Personazhe të famshëm si; Nevina Shtylla, Xhemi Shehu, Aulona Musta, Alketa Vejsiu, Rudina Dembacaj, Sara Karaj e të tjerë i kanë marrë rrezet e para të diellit. Disa nga video-t e tyre që e kanë bërë zili i gjeni edhe në Instagram-in tonë.