Auto & Moto Botë e Çuditshme

Virale në rrjet, Porsche më ‘modest’ që keni parë deri më sot!

Që në fillim të verës dhe sezonit të festave, jemi hasur me skena dhe situata të ndryshme të pazakonta. Një nga këto ditët e fundit po qarkullon në internet diçka e këtij lloji. Përkatësisht, në grupin në Facebook “Live from Greece”, një përdorues ka shpërndarë një foto që nuk ka lënë askënd indiferent.

Ajo tregon një makinë luksoze Porsche që ka gjetur vendin e saj nën hijen e pishave dhe në pjesën e sipërme të makinës është vendosur një tendë kampingu. Menjëherë pati reagime pasi kjo foto u publikua teksa shumë komentues lavdëruan pronarin e makinës që edhe pse mund të jetë një miliarder i pëlqen të qëndrojë sa më modest në natyrë.

“Ky quhet turist që i pëlqen të shijojë natyrën”,- komentoi dikush. Përdoruesve iu kujtua gjithashtu se kampingu në disa vende konsiderohet një luks dhe se është edhe më lirë të marrësh një dhomë me qira sesa një tendë kampingu. Sido që të jetë, pronari i makinës krijoi një atmosferë të vërtetë për veten e tij dhe me siguri ky veprim i tij do të mbahet mend për disa kohë.

Rikujtojë, se kompania Porsche prezantoi së fundmi gjeneratën e fundit të 911 GT3 R dhe ajo është një “bishë” absolute. Modeli i ri do të shfaqet për herë të parë në publik në garën 24 orëshe në La Mansh që do të mbahet këtë vit. Linjat e hijshme dhe të rrumbullakosura të Porsche 911 janë lehtësisht të dallueshme nga adhuruesit e stilit ikonik. Michael Dreiser, Drejtori i Shitjeve në Porsche deklaron se nga kjo makinë pritet shumë. Ai vuri në dukje se paraardhësja e saj ka fituar pothuajse gjithçka.