Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Viti më i rëndësishëm i jetës së tyre/Pas yjeve të DWTS rrëfehen anëtarët e jurisë në “Fan Club”!

Dancing With The Stars” zbuloi spektaklin e mbrëmjes së të premtes një anë tjetër të artistëve që shpesh kanë refuzuar t’ia transmetojnë publikut. Sigurisht që edhe anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars” kanë rrëfyer mes emocionesh vitin më të rëndësishëm të jetës ekskluzivisht për “Fan Club DWTS”.

Valbona Selimllari

Ka aq shumë histori në jetën time, po ta nisim për karrierën në ’91-shin unë mora ‘Miss Albania’. Ju e dini që fati ishte që për herë të parë në Shqipëri bëhej, kështu që Miss-i i parë pati një tjetër impakt tek njerëzit. Ka shumë gjëra dhe ti ndash nuk është kaq e thjeshtë. Unë pas Miss-it kam studiuar për arte, kam mbaruar për aktrim, kam një eksperiencë shumë të bukur dhe mbresëlënëse me ‘Don Zhuani’, një pjesë që është vënë në teatër në ‘96-’97 dhe për fat të keq ’97 ishte një vit shumë problematik, na u desh ta ndërprisnim, një nga gjërat që kujtoj dhe s’do të doja të kthehesha është ’97-a.

 Lori Bala

I pari që më vjen është 2017, ardhja në jetë e vajzës sime, viti më i bukur për mua, përtej sakrificave, përgjegjësive që u shtuan, ndërsa nga ana profesionale do të veçoja vitin 2023, 1 janarin kur më erdhi ftesa nga produksioni për të qenë pjesë e jurisë së ‘DWTS’, pas 9 vitesh sakrifica, përpjekje, luftë për të arritur sa më lart,  ky ishe suksesi më i madh që mora unë. Pse jo do të doja që viti 2024, sigurisht unë kam dëshirë të zgjeroj edhe familjen, pse jo të mos jetë edhe 2024 kaq i bukur, ose ndoshta akoma më i bukur se 2023-shi.

Ilir Shaqiri

Do të veçoja momentin kur kam filluar hapat e mi në ‘Buona Domenica’ dhe ‘Amici’, që në vitet kur Shqipëria njihej thjesht për atë konceptin negativ që na kishin damkosur dhe e vuanim shumë, kjo që ajo që personalisht mua më ka dhënë shumë satisfaksion në jetën time, në karrierën time, thyerja e një koncepti që ishte për Shqipërinë në përgjithësi.

Olta Gixhari

Natyrisht që viti më i rëndësishëm është ardhja në jetë e djalit tim, 21 gusht, dita më e lumtur e jetës sime, dita që jam ndjerë tërësisht e bekuar, më ka bekuar me fjalën nënë, jam natyrë nostalgjike, që kujtoj gjithmonë gjërat e bukura që më kanë ndodhur. Një vit tjetër shumë i bukur për karrierën time është viti 2008, kur kam luajtur në Teatrin Kombëtar me aktorë shumë të njohur, ‘Pamje nga ura’ që shumë njerëz ende e mbajnë mend, një shfaqje që ka pasur sukses imediat, unë u zgjova papritmas e famshme në mëngjes pas premierës. Ka qenë një nisje madhështore, magjike.