Celebrities Film & Tv Showbiz

Vjen afrimiteti i parë midis Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, dhurohet një puthje nga ana e tij!

“Big Brother VIP” është një program televiziv në të cilën një grup konkurrentësh të famshëm, të referuar si banorë, jetojnë të izoluar nga bota e jashtme në një shtëpi të ndërtuar posaçërisht për ta, vazhdimisht nën mbikëqyrje video. Ky “reality show” zhvillon edicionin e tij të dytë në Shqipëri dhe personazhet pjesëmarrës kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut, që në datën e nisjes më 24 dhjetor të vitit që lamë pas. Përballimi i dinamikave të ngjarjeve, shfaqja e një personaliteti njerëzor dhe krijimi i situatave komike janë ato çka vlerësohen më shumë në këtë lojë.

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i ka dhënë shumë “shpresë” duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Megjithëse Luizi vazhdon të tregojë kujdes ndaj saj, Kiara e ka komentuar situatën duke theksuar se ai po e bën atë thjesht për “show”. Nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i mbajë qëndrim apo akulli mes tyre do të thyhet. Çdo gjë varet nga dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë, ku siç dihet, ka gjasa që të ndryshojnë dita-ditës.

Pas bisedimeve dhe zënkave që ata të dy kanë patur kunddrejt njëri-tjetrit, duket se protagonistët vazhdojnë të gjejnë një rrugë komunikimi mes tyre. Gjatë natës së djeshme Kiara dhe Luiz kanë qëndruar në krevatin e saj dhe kanë biseduar deri në orët e para të mëngjesit. Kiara i ka thënë këngëtarit fjalët:

Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do të kishte kuptim. Nuk po ta them për të të bërë qejfin. Ke një lloj humori, përveç gjërave që të kam thënë, që mua më shkrin dhe dua të qesh.

Ndërkohë në mëngjesin e sotëm, afrimiteti mes tyre ka vazhduar. Teksa Kiara ishte e shtrirë ende në krevatin e saj, Luizi ka shkuar ta shikojë dhe i ka dhuruar një puthje në krah. Veprimet e tij e tregojnë shpesh natyrën e tij mjaft të kujdesshme ndaj saj.