Celebrities Live From Tirana Music

Vlashent Sata emocionon: “Frymë, vjen nga copëzat magjike të kujtimeve me babain”

Po bëhet gati një muaj që kur artisti Vlashent Sara lançoi projektin e tij më të ri muzikor “Frymë”, dedikuar babait të tij. Këtë këngë ju mund ta vazhdoni ta votoni që të jetë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare ndërsa sot në “Live From Tirana” ai zbuloi disa copëza të “Frymë”.

Dedikuar babait të tij të ndjerë, muzikantit, studiuesit dhe kritikut të muzikës, Loro Sata i cili ndërroi jetë pak muaj më parë në moshën 83-vjeçare. Lajmin e trishtë atë kohë e bëri të ditur vetë Vlashenti duke shkruar në rrjetet sociale;

Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë! Ti je muzika ime, dashnia për jetën, o i buti im zemërmal! Natë me shi sot baba im, po nesër me ty në shpirt prap kam me knu si mke msu ti! Dritë paç o fëmija ma i bukur që kam njoft!

“Frymë” ishte frymëzim nga jeta e tij pranë babait, momente të bukura, episode magjike dhe të vyera që gjithmonë do të mbesin brenda kutisë së tij të kujtimeve.

Ai ka qenë nje baba i mrekullueshëm dhe shumë i devotshëm, por e veçantë është se duke e parë në distancë dhe jo thjeshtë si babain tim, ka qenë një njeri magjik, një copë universi që rrallë e takon në jetë! Mund të shkruaja me miliona këngë pa ekzagjërim për të. Brenda në këngë unë i kam shtuar tek strofa e dytë ‘asnjë kangë smundet me mjaftu dashnin tande kam me ja kallxu’, këtu i them vetes që është koha ta lë të shkojë.

Vlashenti gjithashtu thekson se klipi që vjen si një fabul e shkurtër dhe aq e ngrohtë, është ideuar nga Lorna Çelixhi e cila solli në jetë këto kukulla magjike ndërsa Joan Kamberaj realizoi ‘stop motion’. Ishte Lorna e cila insistoi që të sillte historinë apo marrëdhënien e djalit me babain e tij, zbulon artisti.