Celebrities Gossip Showbiz

Xhesika Berberi flet për planet e së ardhmes në karrierë dhe zbulon se kur do të bëhet nënë!

Xhesika Berberi është padyshim një nga modelet më të mira të Shqipërisë, e cila po zhvillon prej kohësh tanimë karrierën e saj në Amerikë. Edhe pse nuk del thuajse asnjëherë në intervista apo nuk është në qendër të portaleve, Xhesika sërish vazhdon të jetë një nga modelet më të pëlqyera.

Bukuroshja është gjithashtu dhe mikeshë me supermodelen, Adrola Dushi ku së bashku vazhdojnë karrierën si modele në Amerikë, por ndryshe nga kjo e fundit, edhe pse është në një lidhje të deklaruar  Xhesika nuk ka zgjedhur të krijojë familje apo të ketë fëmijë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja ka treguar nëse është në planet e saj të afërta dhe ka zbuluar se çfarë do të bëjë lidhur me anën profesionale.

Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër se duke qenë tani që po vij me biznesin tim dhe të krijosh diçka në ShBA nuk është e thjeshtë. Kam 2 vite që po punoj shumë fort dhe dua që kur të kem familjen time, fëmijët e mi, ta kem ezauruar pjesën e karrierës dhe të jem 100% e fokusuar vetëm te familja. Kështu që dua të mbaroj njëherë këto gjërat që i kam në plan. Sidomos dua që kur të flas me fëmijët e mi të ardhshëm t’i them që kam bërë këtë.

Xhesika herë pas here publikon disa postime romantike me partnerin e saj që kur e bëri publike në  Shën Valentinin e vitit të kaluar. Përpos këtyre, modelja nuk ka treguar asnjëherë detaje të tjera lidhur me marrëdhënien e saj, duke u treguar shumë diskrete lidhur me këtë pjesë.