Celebrities Film & Tv Showbiz

Xhiroi një nga skenat më provokuese në “The Wolf Of Wall Street”, por ja çfarë iu desh Margot Robbie të bënte për ta përballuar!

Ka disa situata të caktuara kur sikleti pushton një aktor teksa luan personazhin e tij në film dhe vështirësojnë xhirimet. Pa patur shumë kohë për të reaguar, gjithçka varet nga ata. Prandaj, cilado metodë që përdorin, është e vlefshme për të përfunduar me sukses filmimin e skenës.

Margot Robbie, aktorja e njohur për rolin e saj ikonik si Harley Quinn, së fundmi foli për një skenë specifike të cilën e xhiroi me Leonardo DiCaprio në filmin “The Wolf Of Wall Street”. Filmi flet rreth historisë së Jordan Belfort dhe mënyrës sesi ai manipulonte tregun e aksioneve për përfitimet e tij personale.

Aktorja e njohur amerikane u shfaq në një intervistë për “The New York Times”, duke kujtuar guximin e saj për një skenë shumë specifike, një nga të parat që ka xhiruar. Skena ku shfaqej Robbie kërkonte që ajo të luante personazhin krejtësisht të zhveshur, ashtu siç erdhi në botën e aktrimit. Dhe megjithëse regjisorët i dhanë mundësinë për të filmuar me një fustan, ajo donte ta bënte atë sa më natyrale.

Skena në fjalë zhvillohet kur Margot Robbie duhet të luajë rolin e Noami Lapaglia e cila është gruaja e Jordan Belfort në film. Ky moment kërkonte që aktorja të jetë tejet joshëse për kamerën. Mirëpo, skena kërkonte edhe që aktorja të ishte e zhveshur dhe Margot zbuloi se iu desh më shumë se vetëm besimi i saj për ta realizuar skenën siç duhet.

Kam pirë tre tekila dhe më pas i hoqa rrobat dhe e bëra skenën dhe isha mirë. Kjo më ndihmoi të mos më dridheshin duart dhe më dha pak besim.

Margot Robbie do të luajë në rolin e Barbie dhe Ryan Gosling si Ken në filmin e ri të “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm. Së fundmi është mësuar se Margot është shpallur si “aktorja e re më e paguar” pasi u zbulua paga e saj kolosale për komedinë e shumëpërfolur.

Aktorja australiane, 32 vjeçe, është duke grumbulluar 12.5 milionë dollarë për të luajtur në rolin kryesor të filmit të regjisores dhe shkrimtares së nominuar për çmimin Oscar, Greta Gerwig, bazuar në kukullën ikonike Mattel me të njëjtin emër. Ryan Gosling, i cili luan si Ken në këtë film, gjithashtu ka fituar 12.5 milionë dollarë.