Celebrities Showbiz

9 fakte që me siguri nuk i dini për yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio!

Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të mirë në Hollywood. Roli i tij në filmin “Titanic” e ktheu atë në aktorin më të preferuar të njerëzve në mbarë botën. Në karrierën e tij 30-vjeçare në botën e televizionit ai ka luajtur në vetëm 29 filma. Pasi ka luajtur në shumë më pak filma në krahasim me kolegët e tij, ne na u desh të zbulonim më shumë për jetën e tij. Jeni gati?!

1. Ai u emërua sipas gjeniut të Rilindjes, Leonardo da Vinci.

Ndërsa nëna e Leo-s ishte shtatzënë me të, ajo ndjeu goditjet e tij për herë të parë teksa shikonte pikturën e Leonardo da Vinçit në muzeun Uffizi në Firence, Itali. Prindërit e tij e konsideruan këtë një lloj shenje dhe kjo është arsyeja pse ata vendosën ta quanin Leonardo.

2. Agjenti i tij besonte se emri i tij me tingull të huaj do ta pengonte atë të gjente një punë.

Në fillimet e karrierës së tij, Leonardo e kishtë të vështirë të gjente një agjent dhe kur e gjeti agjenti i propozoi ta ndryshonte emrin në Lenny Williams për të fituar më shumë audiencë amerikane. Leo refuzoi, por kjo nuk i shkoi në favor, pasi mbeti i papunë për një vit e gjysmë, edhe pasi mori pjesë në 100 audicione. Por fatmirësisht, 2 vjet më vonë, Leo më në fund gjeti një agjent që e pranoi me emrin e tij dhe fati më në fund i buzëqeshi.

3. Leonardo DiCaprio ka qenë duke luftuar me çrregullimin obsesiv-kompulsiv gjatë gjithë jetës së tij.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) është një çrregullim i shëndetit mendor ku një individ ndjen nevojën për të përsëritur një veprim të caktuar për të “përballuar” obsesionet e tij. Megjithatë, Leo nuk dëshiron që gjendja e tij t’i “pushtojë” jetën dhe përpiqet shumë për të luftuar kundër saj. Ai vazhdimisht lufton disa herë me nxitjet për të ecur nëpër porte dhe e detyron veten të mos shkelë çdo njollë çamçakëzi kur ecën përgjatë trotuareve.

4. Në vitin 2009, Leo bleu një ishull me synimin për të krijuar një vendpushim ‘miqësor’ ndaj mjedisit.

Leo pagoi 1.75 milionë dollarë me qëllimin që një resort të jetë tërësisht i vetë-qëndrueshëm dhe të përmbajë 36 vila që do të mbështeteshin vetëm në energjinë natyrore. Megjithatë, plani i tij nuk shkoi shumë mirë, por pas disa vonesave në ndërtim, u dhanë lejet.

5. Leonardo adoptoi një vajzë afrikane teksa ishte duke xhiruar për filmin “Blood Diamond”.

Edhe pse ai nuk e solli në shtëpi në Los Angelos, ai i dërgon çeqe dhe e mbështet atë dhe shtëpinë me fëmijët e tjerë ku ajo jeton aktualisht.

6. Një herë ai fitoi një çmim si “Aktori më i keq”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Leo ka fituar disa çmime, duke përfshirë çmimin ‘Razzie’. Në vitin 1999, ai fitoi çmimin “Çifti më i keq i ekranit” për portretizimin e rolit të mbretit Louis në filmin “The Man in the Iron Mask”.

7. Leo shpëtoi qentë e tij nga një liqen i ngrirë.

Kjo ndodhi gjatë xhirimeve të filmit, “Don’t Look Up”. Së pari, ai pa një nga qentë e tij në liqen dhe kur u hodh për ta ndihmuar, qeni tjetër e ndoqi atë në lumë. Fatmirësisht, të 3 arritën të shpëtonin.

8. Historia e tij tregon se ai kurrë nuk ka patur romancë me ndonjë grua më të madhe se 25-vjeçe.

Edhe tani, në moshën 47-vjeçare, ai nuk duket i shqetësuar nga diferenca në moshë që ndan me të dashurat e tij. Ai aktualisht është në lidhje me Camila Morrone, 22 vjet më e vogël, me të cilën është në një romancë prej 4 vitesh. Por kjo nuk është hera e parë që ai takohet me një grua shumë më të re se vetja. Ai gjithashtu ka patur romanca me Nina Agdal, Kelly Rohrbach, Toni Garrn, Erin Heatherton, Blake Lively, Bar Refaeli, Gisele Bündchen dhe asnjëra prej tyre nuk ishte më e madhe se 25-vjeçe.

9. Ai dhe Kate Winslet ndihmuan të paguhen tarifat e azilit për të mbijetuarën e fundit të gjallë të Titanikut, në mënyrë që ajo të mos i “shiste” kujtimet e saj.

Millvina Dean, e mbijetuara e fundit e Titanikut, filloi të jetonte në një azil kur pati probleme shëndetësore. Por ajo nuk kishte burime të mjaftueshme për të paguar tarifat, kështu që u detyrua të shiste disa suvenir të “Titanic” për të mbledhur fonde. Një fond në emër të saj u hap dhe Kate dhe Leo dhuruan 30,000 dollarë për të paguar tarifat e azilit.