Celebrities Film & Tv Showbiz

Më në fund u gjet edhe aktori që do të luajë Ken në filmin e ri të “Barbie”!

Ryan Gosling është gati të luajë si Ken në filmin e ri të “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm. Postimet e reja në rrjetet sociale ilustruan imazhet e para të Gosling në personazhin e Ken.

Aktori kanadez është një nga aktorët e preferuar të Hollywood-it. Ai një herë kishte deklaruar se nuk është aktor edhe aq i mirë, kështu që njerëzit ia përshtatën rolet. Gosling tha se:

Të gjithë personazhet e mi janë unë, vetja ime. Unë nuk jam një aktor mjaft i mirë për t’u bërë personazh.

41-vjeçari duke pozuar si personazhi i Ken është fotografia e dytë e publikuar për të promovuar filmin. Gjigandi ‘Warnes Bros’ disa javë më parë njoftoi më shumë për kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri, ku në një deklaratë u shpreh se:

“Barbie” do të shfaqet në kinema më 21 korrik të vitit 2023.

Ndërkaq, për të luajtur rolin e kukullës me flokë të verdhë, është përzgjedhur aktorja e famshme super bukuroshe, Margot Robbie. Margot u shpreh në lidhje me këtë projekt se:

Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku e veçanërisht tek fëmijët. Jam e nderuar që do të jem një Barbie.

Rikujtojmë, se aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit të Harley Quinn në filmin e famshëm “Suicide Squad”. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para.