Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Yjet e “Dancing With The Stars” qëllojnë në shenjë me kërcimet e tyre super të zgjedhura së bashku me vlerësimet e jurisë!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.

Salsano Rapi dhe Lori me një Jive
(27 pikë)

Deborah dhe Niko do të na ekzaltojnë me një Salsa
(22 pikë)

Arditi e Jora në një Bachata
(21 pikë)

Genti dhe Emanuela kërcejnë një Rock & Roll
(16 pikë)

Me një Charleston vijnë Iliri dhe Frenki
(15 pikë)

Elhaida dhe Lediani sfidojnë në një Passodoble
(32 pikë)

Albani dhe Odeta me një kërcim konteporan
(16 pikë)

Quickstep nga Arbri dhe Erisa
(24 pikë)

Irini dhe Eltioni me një vals
(20 pikë)

Isli dhe Ledia, flirtojnë në një Cha Cha
(32 pikë)

Megi dhe Jurgeni kërcejnë në një tango befasuese
(25 pikë)

Pasion dhe dashuri nga Julka dhe Silvester, në një Rumba
(26 pikë)

Një puthje sonte nga Elona dhe Anxhelo, në një Samba
(19 pikë)

Sara dhe Luixhino, kërcejnë një Fox Trot në notat e Sam Smith
(24 pikë)