Celebrities Gossip Music Showbiz

Çfarë po planifikojnë Kida dhe Yll Limani?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. E ndërkohë Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor. Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory.  Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.

E dihet prej kohësh tashmë shoqëria e ngushtë e Yllit me Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën, ku dhe shpesh herë ndajnë me ne foot dhe video nga koha që kalojnë bashkë dhe dihet dashuria e veçantë që Ylli ka për vajzën e tyre, Poem Blu. Së fundmi me anë të një postimi Ylli ka ‘kërcënuar’ hapur Sarën, duke vënë gjithashtu në dyshim vazhdimësinë e shoqërisë së tyre, ku në një ripostim të kërcimit të saj në spektaklin “Dancing with the Stars” ka shkruar: