Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës ‘country’ Dolly Parton shpërblehet me çmimin prej 100 milionë dollarësh nga Jeff Bezos!

Ylli i muzikës ‘country’ dhe filantropistja Dolly Parton është shpërblyer me një çmim prej 100 milionë dollarësh nga Jeff Bezos. Themeluesi multimiliarder i Amazon shpalli çmimin së bashku me partneren e tij, Lauren Sanchez. Sanchez e përshkroi Parton si “një grua që jepet me zemër dhe udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj”.

Çmimi “Bezos Courage & Civility” njeh liderët që ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim. Partnerja e Bezos u shpreh se:

Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh.

Me një video të ceremonisë të postuar në rrjetet sociale, Parton u shpreh për këtë çmim se:

Uau! A thua 100 milionë dollarë? Unë mendoj se njerëzit që janë në gjendje të ndihmojnë duhet t’i vënë paratë e tyre aty ku është zemra e tyre. Unë do të bëj çmos për të bërë gjëra të mira me këto para.

Ky çmim iu dha në vitin 2001 aktivistit Van Jones dhe kuzhinierit Jose Andres, të cilët themeluan “World Central Kitchen’, i cili ofron ushqim në zonat e goditura nga katastrofa në mbarë botën. Parton, një këngëtare-kantautore, aktore, biznesmene dhe filantropiste ka qenë një mbështetëse e çështjeve të ndryshme bamirëse dhe themeloi Fondacionin ‘Dollywood’, i cili u ka dhënë libra fëmijëve në mbarë botën.

Parton ka qenë gjithashtu një avokate e zëshme e vaksinimit kundër COVID-19. Nga të kënduarit te aktrimi, nga shkrimi i këngëve te shkrimi i librave dhe nga fillimi i programit të saj për të ndihmuar në financimin e një vaksine kundër koronavirusit, Dolly Parton ka provuar prej kohësh se nuk ka asgjë që ajo nuk mund të bëjë. Siç rezulton, ajo mund t’i bëjë ato më mirë se çdokush tjetër.

Rikujtojmë, se Parton ka ndarë së fundmi rutinën e saj të bukurisë. Këngëtarja ka treguar për ‘New York Post’ se ngrihet shumë para agimit, e etur për të shfrytëzuar sa më shumë mëngjesin. Dolly këmbënguli se ajo nuk ndihet kurrë e lodhur. Më pas këngëtarja e hitit “Jolene” pranoi nuk ka shumë produkte të shtrenjta për kujdesin e lëkurës, duke thënë se artikujt më të lirë janë gjithçka që i nevojiten për të përballuar.