Celebrities Gossip Showbiz

Zarf i zi apo zarf i kuq? Kë zgjidhni mes Luizit dhe Kiarës!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi Luizi dhe Kiara kanë postuar foto me njëri-tjetrin nga mbrëmja e djeshme ku kanë qenë të ftuar në një dasmë dhe janë veshur Luizi me një kostum të zi dhe Kiara me një fustan të kuq. Vetëm pak më parë Kiara ka postuar një foto me Luizin dhe ka shkruar:

Zarf i zi apo i kuq

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Duke qenë se tani Luizi është mjaft aktiv në rrjetin e tij personal në Instagram e së fundmi ai vendosi të hapte një video live në atë platformë. Aty ishin të pranishëm personat më të Luizit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte prezenca e partneres së tij, Kiara Tito. Çifti ishin më pranë se kurrë njëri-tjetrit dhe zhvilluan batuta nga më të ndryshmet. Doni të dini suksesin e radhës që arriti artisti? Mbi 100 mijë veta ishin duke e parë në kohë reale, gjë që ndodh shumë rrallë në Shqipëri.