Celebrities Magazine Showbiz

Rekord shikueshmërie në video-n live të Luiz Ejllit në Instagram! E gjeni sa ndjekës ishin të pranishëm?!

Vetëm para pak ditësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi  nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”, bëri paraqitjen e saj të parë në emisionin “Më Lër Të Flas”.

Por suksesi i tij nuk mbaron këtu. Prej gati dy javësh, këngëtari është i angazhuar çdo natë në performanca live në club-e të ndryshme të Shqipërisë e jo vetëm. I fundit i tij ka qenë edhe në Kosovë, të cilët e kanë mikpritur gjithë dashuri fituesin e “BBV”. Gjithashtu, ju rikujtojmë se vendi i parë për personazhin më të ndjekur në Shqipëri këtë javë shkon sërish për Luiz Ejllin. Fituesi i “Big Brother VIP” ka thyer rekord duke fituar plot 215 mijë ndjekës më shumë brenda vetëm 1 jave.

Duke qenë se tani ai është mjaft aktiv në rrjetin e tij personal në Instagram e duke numëruar momentalisht 588 mijë ndjekës, gjatë mbrëmjes së djeshme ai vendosi të hapte një video live në atë platformë. Aty ishin të pranishëm personat më të Luizit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte prezenca e partneres së tij, Kiara Tito. Çifti ishin më pranë se kurrë njëri-tjetrit dhe zhvilluan batuta nga më të ndryshmet. Doni të dini suksesin e radhës që arriti artisti? Mbi 100 mijë veta ishin duke e parë në kohë reale, gjë që ndodh shumë rrallë në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

E një nga shumë situatat e përfolura ka qenë dhe Instagrami i tij, që ka përfshirë shumë njerëz të afërt të tij dhe jo vetëm. Pas hapjes dhe mbylljes së një llogarie të mëparshme me emrin e Luizit, partenerja e tij Kiara Tito vendosi të hapte një të re dhe ta menaxhonte personalisht atë kur ai ishte ende në shtëpinë e “BBV”. Mesa duket, ky ‘kontroll’ që ka vendosur të bëjë moderatorja mbi emrin e të dashurit të saj ka arritur të jetë diçka pozitive pasi më në fund mbështetësit e tij mund të shprehin të sigurtë mirënjohjen e tyre ndaj figurës së tij.