Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohen mesazhet +18 të Kristit Aliajt ndaj Jori Dellit!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Këtë na e ka treguar vetë Jori duke na zbuluar edhe disa mesazhe nga ana e Kristit të quajtura prej saj si ngacmime seksuale. Këto mesazhe Jori nuk i tregoi për publikun, por moderatori Ed Manushi lexoi disa prej tyre.

Përveç debateve në studio ka treguar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një projekti televiziv këtë verë në Top Channel dhe ai është “Kepi i Tundimeve”.