Një ekip astronomësh njoftoi se për herë të parë janë zbuluar tetë nga yjet më të nxehtë të gjetur ndonjëherë në univers. Temperatura e sipërfaqes arrin mbi 100,000 gradë Celsius, por është ende e paditur sesa arrin temperatura në bërthamën e tyre. Ylli më i nxehtë arrin 180,000 gradë, krahasuar me vetëm 5,800 gradë që ka sipërfaqja e Diellit tonë. Të gjithë i përkasin kategorisë së xhuxhëve të bardhë.
Studiuesit nga Britania, Gjermania, Afrika e Jugut dhe Australia, të udhëhequr nga astronomi Simon Jefferyi Observatorit dhe Planetariumit Armagh në Irlandën e Veriut, i cili bëri botimin përkatës në revistën ‘Monthly Notices of the British Royal Astronomical Society’, përdori Teleskopin e Madh të Afrikës së Jugut (SALT), i cili është teleskopi më i madh optik në hemisferën jugore me një pasqyrë.
Një nga yjet e rinj të nxehtë është ylli qendror i një mjegullnaje planetare të panjohur më parë, e cila është një vit dritë e gjerë. Dy të tjerë janë yje të ndryshueshëm me shkëlqim të ndryshëm. Të tetë yjet janë në një fazë të avancuar të ciklit të tyre jetësor dhe po i afrohen fundit si xhuxhë të bardhë. Yjet në fjalë janë sa madhësia e Tokës, por një milion herë më masive, pothuajse të ngjashme me atë të Diellit. Ata janë yjet më të dendur të përbëra nga materia normale. Jeffery tha se:
Yjet me temperatura 100,000 gradë Celsius ose më shumë janë tepër të rrallë. Ishte një surprizë e vërtetë që gjetëm kaq shumë yje të tillë. Këto zbulime të reja do të ndihmojnë në përmirësimin e të kuptuarit tonë për fazat përfundimtare të evolucionit yjor.