Celebrities Gossip Showbiz

Zbulohet çifti i tretë, krah fituesit të vjetshëm të DWTS qëndron bukuroshja bjonde…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Besojmë se të gjithë jeni kurioz për të ditur se kush do të jenë protagonistët e këtij edicioni. Tanimë ka ardhur koha të zbulojmë zyrtarisht konkurrentin e tretë që do të jetë pjesë e këtij show televiziv. Bëhet fjalë për bukuroshen Atalanta Kërçyku.

Shumë e dashur për publikun, Atalanta ka treguar se një vajzë e bukur mund të jetë edhe e zgjuar teksa shpeshherë ka qenë pjesë e paneleve të ndryshme. Por kush është partneri i saj skenik?! Fituesi i vjetshëm i Dancing With The Stars, prej vite pjesë e trupës së baletit të Top Channel, Luixhino do e shoqërojë Atalantën në këtë rrugëtim magjik.

Teksa i urojmë shumë suksese çiftit, kujtojmë se janë zbuluar edhe dy konkurrentë të tjerë nga DWTS. Politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar dhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up”, programin e mëngjesit në Top Channel.