Celebrities Film & Tv Magazine

Nuk jua merr aspak mendja kush është, konfirmohet konkurrenti i parë që do t’i bashkohet “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë shumë shpejt në Top Channel.  Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.

Besojmë se të gjithë jeni kurioz për të ditur se kush do të jenë protagonistët e këtij edicioni. Tanimë ka ardhur koha të zbulojmë zyrtarisht konkurrentin e parë që do të jetë pjesë e këtij show televiziv. Bëhet fjalë për politikanin Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar.

Korreshi do të jetë i shoqëruar nga balerina Livia. Ajo ka studiuar në shkollën e baletit. Kur përfundoi shkollën nisi punë në teatër si balerinë. Momentalisht Livia ajo vazhdon të punojë në teatër si balerinë e parë.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live”, Saimir Korreshi tha:

Një gjë më shkoi ndërmend faktikisht,që më pëlqen pjesa antogonistike, më pëlqen të shkoj në finale dhe pse jo të dal dhe fitues. Kam ndërmend që atë çmimin e madh në finale t’ia dhuroj Shtëpisë së Fëmijëve Autikë në Lushnje.

Ndërkohë juria e “Dancing With The Stars”, përbëhet nga një panel me profesionistë dhe personalitete të ekranit shqiptar. Kujtojmë se ajo që kemi mësuar tashmë, është se balerini i njohur, Ilir Shaqiri, do të jetë kryetari i jurisë i programit të kërcimit.