Celebrities Gossip

Zbuloi se do të rikthehet me një format ndryshe, Olsa Muhameti tregon se kanë nisur audicionet e ‘Për’Puthen’!

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti para pak muajsh dha një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.

Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.

Pra, autorja jo vetëm që tregoi se do të rinisë por do të vijë edhe me një format ndryshe. E teksa nga ana tjetër ka treguar se ka qenë e angazhuar me programin më të ri që sapo ka nisur, ‘Kepi i Tundimeve’, Olsa ka zbuluar se gjithashtu kanë nisur audicionet për ‘Për’Puthen’ e sezonit të ri.

Epo, mesa duket ky sezon televiziv në Top Channel do të ketë shumë për të ofruar…

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.