Sport

Zbuloni 11 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e “Euro 2020” dhe kapacitetin e tyre!

Euro 2020 do të shtrihet në të gjithë Evropën ndërsa UEFA feston 60 vjetorin e turneut më prestigjoz ndërkombëtar.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme ku një ose dy vende e mbanin barrën për organizimin e nja Kampionati Evropian, kësaj radhe do të jenë 11 vende në të gjitha kontinentin që do te kujdesen për zhvillimin e këtij kompeticioni të rëndësishëm!

Ky është një veprim që nuk ishte bërë më parë dhe shërbimi i zakonshëm do të rifillojë në vitin 2024 me Gjermaninë që do të jetë si vendi i vetëm mikpritës.

Më poshtë po rendisim të gjitha stadiumet dhe kapacitetin e tyre edhe pse numri i tifozëve do të jetë i limituar për shkak të pandemisë COVID-19.

1 Johan Cruyff Arena, Holandë, kapaciteti 54.990 tifozë

2 Olympic Stadium, Azerbaijan, kapaciteti 68.700 tifozë

3 Arena Nationala, Rumani, kapaciteti 55.600 tifozë

4 Puskas Arena, Hungri, kapaciteti 67.889 tifozë

5 Parken Stadium, Danimarkë, kapaciteti 38.065 tifozë

6 Hampden Park, Skoci, kapaciteti 52.063 tifozë

7 Wembley Stadium, Angli, kapaciteti 54.990 tifozë

8 Allianz Arena, Gjermani, kapaciteti 70.000 tifozë

9 Stadio Olimpico, Itali, 72.698 tifozë

10 Krestovsky Stadium, Rusi, kapaciteti 68.164 tifozë

11 La Cartuja, Spanjë, kapaciteti 60.000 tifozë