Sport

Zbuloni 9 futbollistët shqiptarë që do të luajnë në “Euro 2020”!

Edhe pse Shqipëria nuk ia doli dot të kualifikohet për në “Euro 2020”, futbollistët shqiptarë nuk do të mugojnë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Janë 9 futbollistë shqiptarë me kombëtare të ndryshme që luajnë në këtë Europian.

Nga Zvicra si zakonisht janë ftuar: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga kampionatet e kaluara, kurse Xhaka do të jetë kapiten i Helvetikëve.

Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në Kampionatin Europian.

Gjashtë futbollistë shqiptarë janë të ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani).

Maqedonia e Veriut ndodhet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.