Celebrities Gossip Showbiz

Zbuloni konkurrenten e radhës në “DWTS”, bëhet fjalë për bukuroshen nga Kosova…

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS ka postuar konkurrenten e radhës. Publiku e njeh për energjinë e mirë dhe shpirtin e lirë që ka. Sa gati është Juliana Nura për këtë sfidë të re? Përvoja 25-vjeçare e balerinit profesionist Dion do ta ndihmojë në këtë rrugëtim emocionues!