Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Nga shtëpia e “BBV2” në arenën e kërcimit të “Dancing With the Stars”, bëhet fjalë për këtë ish-banor…

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikaniSaimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up”, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë dhe blogerja e njohur Sara Karaj. Por kush është konkurrenti i radhës?!

I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’? Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana.